Zyrtare, Strakosha rinovon me Lacion

0

Thomas Strakosha vazhdon të konfirmojë se është një portier me të ardhme të shkëlqyer dhe javën e shkuar në Empoli ishte sërish titullar, duke sigluar fitoren e gjashtë në 9 ndeshje të luajtura këtë sezon me Lacion.

Tani vjen edhe rinovimi i merituar deri në vitin 2022, duke trefishuar pagën prej 96 mijë eurosh që merrte deri tani. I ka mjaftuar vetëm gjysmë sezoni portierit tonë për të bindur drejtuesit e Lacios se nuk kanë nevojë të shohin gjetkë për të ardhmen, sepse e kanë në shtëpi një portier që po rritet me shpejtësi, edhe pse ende shumë i ri.

Natyrisht, për momentin titullar konsiderohet ende Marketi, por ky i fundit pak nga pak po mënjanohet, herë i sëmurë e herë i dëmtuar, si në këtë moment, me Strakoshën qëdo të jetë sërish titullar në fundjavë, ndoshta duke ëndërruar edhe formacionin në derbi.

Në fakt, Lacio ka në dorë një tjetër portier me emër në Serinë A, Perin të Xhenoas, por ky i fundit pësoi një dëmtim të rëndë në ligament para pak muajsh dhe tani te Lacio janë stepur dhe kanë filluar të shohin gjetkë, me Kejlor Navas të Realit që është një endërr e madhe, por tepër e kushtueshme.

Sido që të jetë, duhet të marrë fund një herë e mirë çështja e portës, sepse Marketi që kur është transferuar te Lacio, në vitin 2011, ka munguar në plot 73 ndeshje, një shifër shumë e lartë. Marëdhëniet e tij me klubin nuk janë të mira, për disa fraza të thëna me kombëtaren, ndaj te Lacio po mendojnë edhe “divorcin”, të sigurt se në verë do ta gjejnë një pasues të denjë, por të sigurt edhe se e kanë në shtëpi një garanci si Strakosha.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here