Zyrtare: Slaven Biliç zgjedh milionat, tani rival me Besnik Hasin

Arabia Saudite është kthyer në një destinacion për shumë lojtarë e trajnerë. Kushtet e mira financiare që ofrojnë klubet në këtë vend po bindin emra të mëdhenj për të provuar kampionatin e tyre.

Së fundmi është Slvan Biliç, ish-trajneri i Kroacisë, i cili ka zgjedhur të pranojë ofertën e bërë nga Al-Itihad dhe ka nënshkruar për tre vite. Pas largimit nga Uest Hemi ai ishte i papunë dhe tanimë do të drejtojë klubin e elitës së futbollit saudit.

Al Itihad ka grumbulluar vetëm një pikë deri më tani dhe renditet në vendin e parafundit në klasifikim. Një pozicion sipër klubit të Biliç renditet Al Raed, klubi ku këtë verë nënshkruan Besnik Hasi dhe Ferhan Hasani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *