Zyrtare | Skënderbeu prezanton mesfushorin, kontratë për dy vite e gjysmë

Klubi i Skënderbeut ka bërë zyrtare firmën me mesfushorin Shqiprim Taipi. Futbollisti 21-vjeçar vjen nga kampionati maqedonas, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Shkëndijës. Taipi krahas  pasaportë së Kosovës disponon edhe atë të Shqipërisë.

Në njoftimin e bërë nga klubi korçar, bëhet e ditur se lojtari më i ri i “ujqërve” ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore për dy vite e gjysmë.

Mesfushori i lindur në Bujanovc është afrimi i dytë i Skënderbeut pas Elmir Asanit, i cili firmosi para pak ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *