Zyrtare: Skënderbeu prezanton edhe një talent

Gjithçka sipas parashikimeve te Skënderbeu. Sot ka firmosur dhe është prezantuar mesfushori Almir Alzeraj, i cili kishte mbërritur në Korçë dhe do të jetë zyrtarisht pjesë e korcarëve për katër sezone. Klubi bardhekuq ka njoftuar për diçka të tillë përmes sajtit zyrtar.

“20-vjeçari Almir Ajzeraj prej sot është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut. Ajzeraj ka firmosur fillimisht kontratën që e lidh me klubin për 4 vitet e ardhshme dhe më pas ka zhvilluar seancën e parë nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi. Ajzeraj luan si mesfushor i majtë, por në karrierë ka bërë mjaft mirë edhe në rolin e organizatorit. 20-vjeçari është pjesë e përfaqësueses së Kosovës under-21 dhe sezonin e fundit ka luajtur për Flamurtarin në Superligën Kosovare”, shkruhet në njoftimin e Skënderbeut.

Sot pritet që të prezantohet edhe vlonjati Dejvi Bregu, i cili ishte i huazuar te Luftëtari edhe për ndeshjet e Kupave të Europës. Vlonjati është një nga prurjet më të bujshme te Skënderbeu dhe prej tij pritet shumë këtë sezon, pasi synohet edhe shitja e tij jashtë vendit në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *