Zyrtare, Skënderbeu merr shënuesin më të mirë të Kategorisë së Parë

Skënderbeu mendon për të tashmen, por sidomos për të ardhmen. Sot klubi korçar ka mbyllur përfundimisht marrëveshjen me Apoloninë për blerjen e sulmuesit Blerim Krasniqi.

Bëhet fjalë për sulmuesin më të mirë të Kategorisë së Parë, të paktën duke parë shifrat impresionuese të djaloshit 21-vjeçar, i cili ka shënuar 11 gola në 11 ndeshje këtë sezon, duke kryesuar listën e golashënuesve në Kategorinë e Parë.

Sezonin e shkuar Krasniqi shënoi 9 gola në 25 ndeshje kampionati dhe një sezon më parë 4 gola. Rritja e tij ka qenë e jashtëzakonshme dhe të bën përshtypje fakti që nuk është bërë asnjëherë pjesë e Shqipërisë U-21.

Megjithatë, sy për talentet ka Skënderbeu, që ka mbyllur gjithçka me Apoloninë dhe sot kavajasi shtatlartë është ndarë me shokët dhe stafin e Apolonisë, duke u nisur për në Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *