Zyrtare/ Skënderbeu e provon për herë të parë, në “shtëpinë e dytë” të Tiranës

Tirana do të luajë takimin e radhës në Superiore ditën e shtunë. Skënderbeu do të jetë ekipi që bardheblutë do të kenë përballë, për të shkuar drejt fitores së 9 radhazi. Ndërkohë drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë vendosur që edhe këtë herë të “braktisin” stadiumin e tyre “Selman Stërmasi” dhe të luajnë në fushën e “Air Albania”. Lajmi vjen nga vetë bardheblutë nëpërmjet faqes së tyre zyrtare në “Facebook”.

Impianti më i ri dhe modern në vend do të hapë kështu edhe një herë tjetër dyert për Superioren, duke i shtuar në këtë mënyrë edhe hijeshinë ndeshjes së radhës. Për korçarët kjo do të jetë hera e parë që do të luajnë në “Air Albania”, ndërsa Tirana e ka bërë këtë gjë edhe më parë, ndërsa takimi i fundit ka qenë jo shumë kohë më parë përballë Teutës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *