Zyrtare | Siti heq dorë nga një mesfushor, transferohet te Everton

Fabian Delf është futbollisti më i ri i Everton. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga “Merseyside” nëpërmjet në videoje në rrjetet sociale. Delf ishte pjesë e Mançester Sitit për katër vite. Sezonin e fundit ai e kaloi më shumë si mbrojtës i majtë, pasi mesfusha ishte një repart i mbushur me yje.

29-vjeçari nuk udhëtoi me Sitin në Kinë, por ka fluturuar drejt Zvicrës. Atje është bashkuar me skuadrën e re. Sipas “Sky Sport” marrëveshja është mbyllur për një shifër prej 9 milionë paundësh. Në orët e ardhshme pritet të mësohet mbi afatin e kontratës dhe termat financiare të kësaj marrëveshje.

Fabian Delf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *