Zyrtare | Simeone nuk lëviz, rinovon kontratën me Atletikon

Diego Simeone është një nga trajnerët më të lakmuar në Europë dhe kreu i pankinës së Atletikos ka treguar se edhe pa shpenzuar shifra të majme, arrin të jetë i suksesshëm. Në krye të skuadrës kryeqytetase, Simeone ka fituar La Ligan në sezonin 2013-14, “Copa Del Rey” në sezonin 2012-13 dhe Superkupën e Spanjës në sezonin 2014-15. Po ashtu, argjentinasi dërgoi Atletikon në dy finale të Champions League.

Sot, klubi bardhekuq ka zyrtarizuar rinovimin me teknikun 48-vjeçar. Kontrata e Simeones skadonte në fund të këtij sezoni, por pas rinovimit, do të jetë në krye të Atletikos deri në vitin 2022. Një kontratë e re dhe e përmirësuar nga ana financiare ka bindur strategun argjentinas të qëndrojë dhe zërat që e çonin te Interi dhe te ndonjë skuadër tjetër, janë shuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *