Zyrtare, Shvajni largohet nga Mançester Junajtid

0

Bastian Shvajnshtajger ikën në Amerikë. Me një lëvizje të rrufeshme, mesfushori gjerman i ka dhënë fund karrierës së shkurtër pa lavdi te Mançester Junajtit.

Mesfushori gjerman ishte prej kohësh jashtë planeve të Zhoze Murinjos, por refuzonte të largohej, duke këmbëngulur se mund të gjente hapësirë te Junajtid.

Tani vjen kthesa e fortë, sepse Shvajni gjen marrëveshjen me Çikagon në MLS, ku do të firmosë kontratë një-vjeçare, për 4.5 milionë dollarë, duke u bërë ndër 10 lojtarët më të paguar në Amerikë.

Pas një mali me trofe në Gjermani dhe Kupës së Botës e Ligës së Kampioneve, tashmë mesfushori nis një aventurë të re, ndoshta e fundit në karrierë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here