Zyrtare: Shkarkohet Kristian Panuçi, ja plani i FSHF-së

1

Zyrtarisht Kristian Panuçi nuk është më trajner i Shqipërisë. Njoftimi vjen nga Federata Shqiptare e Futbollit, që përmes komunikatës së mëposhtme njofton edhe se në ndeshjen me Andorrën në stol do të jetë Ervin Bulku dhe Sulejman Mema. Kandidati kryesor për ta pasur është Edi Reja, ish-tekniku i Napolit që dje ishte në stadium dhe u takua edhe me kreun e FSHF-së, Armand Dukën.

NJOFTIMI – Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panuçi. E falënderojmë trajnerin Panuçi për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës. Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.

You might also like
1 Comment
  1. KLOSS says

    MEGJITHSE NUK KAM QENE DHE AS NUK JAM AS SPECIALIST FUTBOLLI DHE AS FUTBOLLIST POR NJE ISH-GJYQTAR I THJESHTE FUTBOLLI PARASHIKOVA SAKTE NJE –0-3– KUNDER TURQISE DHE —ZHDUKJEN— AUTOMATIKE TE —PANUCIT —SI TRANJER I—- PADOBISHEM—- I KOMBETARES SE — SHQIPERISE—-..-.TE SHOHIM NE DO TE JEM SERISH ORAKULLI I PARASHIKIMEVE TE SAKTA -PER FATET E KOMBETARES TONE DERI ME SOT –TE –PALAVDISHME–…

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.