ZYRTARE/ Shend Kelmendi te Skënderbeu

Lajmi i publikuar para dy ditësh nga “Olle”, por i mohuar fillimisht nga drejtuesit e Skënderbeut, ka rezultuar i vërtetë: Shend Kelmendi është emri i sulmuesit të ri të Skënderbeut, edhe pse kartoni nuk do të jetë i klubit korçar.

Kelmendi ditë më parë u largua nga klubi ku u rrit, Prishtina, që nuk ia rinovoi kontratën. Sulmuesi është kërkuar edhe më parë nga Skënderbeu, mirëpo Prishtina kërkoi dëmshpërblim për ta liruar. Prishtina kërkoi 200,000 euro, madje kërkoi edhe 20 për qind të kartonit të tij. Dy vite më vonë, klubi i Prishtinës e lë të lirë njërin ndër futbollistët më të talentuar në futbollin kosovar., i cili ka firmosur në Mitrovicë, por nuk do të qëndrojë aty.

Ditën e sotme ka qenë vetë trajneri Ilir Daja që për “Sport Ekspres” ka konfirmuar afrimin e sulmuesit: “Të hënën do të jetë në stërvitje, kaq mund të them për momentin”.

E veçantë është se Kelmendi ka firmosur për Trepçën ’89, klub mik i Skënderbeut. Prej Trepçës ’89, Kelmendi do të shkojë në Korçë, në huazim për një sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *