Zyrtare | Sampdoria huazon Vrionin, mbetet në Serie B

Xhakomo Vrioni mbetet në Serie B. Sulmuesi në pronësi të Sampdorias është huazuar për nje sezon te skuadra e Çitadelës. Ditën e sotme 20-vjeçare ka kryer vizitat mjekësore dhe është prezantuar te klubi nga provinca e Venetos.

Vitin e kaluar Vrioni ishte pjesë e Venecias, ku u aktivizua në 24 ndeshje më së shumti nga stoli i rezervave. Te Çitadela të riut shqiptar do t’i jepet një shans i dytë për të provuar veten në Serie B.

Sulmuesit e kombëtares sonë nuk po kalojnë një moment pozitiv dhe një formë e mirë me Çitadelën mund ta “katapultonte” atë në kombëtaren e drejtuar nga Edi Reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *