Zyrtare: Sahiti firmos te Larisa, zbulohen detajet e marrëveshjes

Mungonte vetëm zyrtarizimi, që tashmë erdhi. Suad Sahiti është lojtari më i ri i AEL Larisës. Mesfushori firmosi kontratë 3-vjeçare me klubin e Superligës greke, ndërsa “Sport Ekspres” mëson se përveç përfitimeve nga transferimi, Skënderbeu ruan të drejtën mbi 30 për qind të kartonit të lojtarit në rast se ai do të rishitet në të ardhmen.

Transferimi i Sahitit te klubi nga Larisa u realizua falë lidhjeve të forta të menaxherit të klubit korçar, Shkumbin Qormemeti me presidentin e klubit grek, Aleksis Kugias, por edhe me ndihmën e bashkëpunëtorit të të dy skuadrave, AEL-it dhe Skënderbeut, menaxherit Mihalis Petkas.

Pavarësisht se 23-vjeçari e ka pasur të vështirë të gjente hapësira në formacionin titullar të Skënderbeut gjatë sezonit të kaluar, marrëveshja erdhi si konfirmim i kualitetit të lojtarit të përfaqësueses së Kosovës. Me transferimin e Sahitit te AEL Larisa, klubi grek siguron një futbollist cilësor, ndërsa vetë lojtari ka shansin të gjejë vazhdimësi dhe të vazhdojë të rritet.

Marrëveshja për transferimin e Suad Sahitit në Superligën greke dhe te një klub me traditë në shtetin fqinj nuk ka ardhur rastësisht, pasi vetëm dy javë më parë menaxheri Qormemeti realizoi me suksesin transferimin e qendërmbrojtësit të përfaqësueses së Bosnjes, Vranjesh nga AEK-u i Athinës te Anderlehti për shifrën e 3,5 milionë euro. Tashmë me marrëveshjen për Sahitin, menaxheri i klubit të Skënderbeut i hap derën bashkëpunimit me një tjetër ligë të fortë europiane, pas transferimeve të realizuara në disa shtete, si Belgjika, Kroacia apo Rusia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *