ZYRTARE/ Roma prezanton “gjigantin” francez, detajet dhe karriera!

Pas vizitave mjekësore, ka ardhur edhe zyrtarizimi dhe fotografitë e para. Steven Nzonzi është një futbollist i Romës. Në një komunikatë zyrtare dhe postim në faqen e klubit, verdhekuqtë shkruajnë se “konfirmohet firma e mesfushorit fitues të Botërorit, Nzonzi, me një kontratë të gjatë”.

Francezi, 29 vjeç, bashkohet me verdhekuqtë nga klubi spanjoll i Seviljes me një kuotë fillestare prej 26,65 mln eurosh. Akordi përfshin edhe një seri klauzolash të lidhura me rendimentin, nga ana e futbollistit dhe klubit, që mund të vlejë deri në 4 mln euro të tjera.

Nzonzi ka arritur një akord për katër vite që do ta lidhë me Romën deri në 30 qershor 2022.

Do të veshë fanellën me nr.42. “Jam shumë i lumtur që jam një futbollist i ri i Romës”, tha mesfushori. Dua gjithmonë të përmirësohem, përtej moshës. Gjëja më e rëndësishme është që të punoj në maksimum. Dua të bëhem i rëndësishëm për Romën dhe të vë në praktikë eksperiencën dhe lojën time”.

Nzonzi ka luajtur në Botëror pesë ndeshje nga shtatë, teksa në finale u aktivizua për 35 minuta.

Në nivel klubesh, Nzonzi ka kaluar tre vitet e fundit te Sevilja – duke u bërë “zemra” e mesfushës dhe ngritur Europa League në 2016-n.

Edhe Monçi, drejtori sportiv ka folur, pasi udhëtoi në Spanjë për ta marrë: “Stiven është një futbollist me një miks cilësish teknike dhe fizike, që mendojmë do t’I shtojë vërtet futbollistëve që kemi këtu. Me ardhjen e tij, kemi ende më shumë cilësi dhe konkurrencë në mesfushë”.

Pasi nisi karrierën e tij në Francë me Amiens, Nzozni kaloi pjesën më të madhe të viteve si futbollist në Angli, duke përfaqësuar skuadrën e Premier League Bllekbërn Rovers dhe më pas Stouk Siti.

https://www.youtube.com/watch?v=14zDAsROaUY

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *