Zyrtare: Rinovon Vardi, “dhelpër” deri në 2022

0

Rinovim i rëndësishëm në klubin e Lester Sitit. Xhimi Vardi ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2022 duke vendosur të mbyllë karrierën, në ekipin me të cilin shkroi historinë në vitin 2016. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi i “dhelprave” ka zyrtarizuar akordin e ri me sulmuesin anglez.

“Një tjetër biznes në ditën e fundit të merkatos”, shkruan klubi anglez në faqen e tij zyrtare.

31-vjeçari, i cili është gati të nisë sezonin e shtatë me Lesterin, ka rinovuar kontratën deri në vitin 2022. Pra edhe katër sezone të tjera me klubin në të cilin, nën drejtimin e Klaudio Ranierit para dy sezonesh, Vardi me shokët e tij mahnitën botën duke fituar Premier Ligën.

Sulmuesi i kombëtares angleze numëron 205 ndeshje dhe 82 gola me Lester Sitin dhe do vazhdojë të shënojë dhe përmirësojë rekordet e tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.