Zyrtare: Prishtina “pazar” tek Osijeku, ka edhe largime

0

Lëvizje të Prishtina, në hyrje dhe në dalje. Klubi bardhekaltër ka bërë me dije se mbrojëtsi Abdul Bashiru nuk do të jetë më pjesë e tyre. Me lojtarin e linjës së majtë është gjetur marrëveshja për të ndërprerë kontratën.

Donat Hasanaj është lojtari tjetër që largohet nga Prishtina. I riu, i cili në muajin shtator mbush 20 vjeç, është aktivizuar me ekipin e parë në gjashtë ndeshje. Mesfushori luan edhe si mbrojtës i djathtë dhe karrierën do ta vazhdojë te skuadra e Dritës së Gjilanit.

Donat Hasanaj, i larguar drejt Dritës së Gjilanit

AFRIMET – Prishtina nesër zbret në fushë, ndërkohë  që njoftohet se do të vijnë tre lojtarë të cilët do të testohen. Një brazilian, një nga Korea e Jugut, si dhe një shqiptar nga Kroacia (Adem Jahaj, nga moshat e Osijekut) do të shikohen nga trajneri Mirel Josa dhe stafi i tij,

Veç lojtarëve në provë, do të ketë edhe një zyrtarizim. Mbrojtësi Arti Maloku ka lënë Vëllaznimin dhe do të luajë në vazhdim me Prishtinën. 18-vjeçari është edhe pjesë e moshave të përfaqësueses së Kosovës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.