Zyrtare/ Po punohet për shtimin e biletave, Maqedoni-Kosovë do të zhvillohet në Shkup

Maqedonia do të përballet me Kosovën në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës D sa i përket Ligës së Kombeve. Të gjithë sytë e shqiptarëve janë të drejtuara nga kjo përballje, pasi kjo është e vetmja mundësi për të mbërritur në Europianin 2020.

Ndërkohë është zyrtarizuar edhe stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja në fjalë, pasi bëhet fjalë për “Toshe Proeski Arena”. Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka pasur një takim me kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini. Në prononcimin e dhënë për “Sporti në KTV”, Salliu është shprehur se po punohet edhe për shtimin e biletave sa i përket tifozëve shqiptarë.

“Sejdini ishte shumë bashkëpunues dhe mund të kemi një rritje të numrit të biletave, që të kemi pjesën veriore. Pëfundimisht është vendosur që të luhet në Shkup. Gjithashtu kemi vëzhguar edhe hotelin ku do të jemi të vendosur për sigurinë”, ka thënë Sejdini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *