Zyrtare/ Partizani huazon mesfushorin 23-vjeçar, shkon te kampionët e Ishujve të Faraoes

Partizani ka zyrtarizuar një tjetër largim gjatë ditës së sotme. Bëhet fjalë për mesfushorin 23-vjeçar, Alesio Hyseni. I marrë nga Flamurtarit në muajin janar të viti të shkuar, Hyseni ka pasur pak hapësira tek të kuqtë.

Për këtë arsye është menduar huazimi i tij. Bëhet fjalë për skuadrën e KL Klaksvik, skuadra që është kampion në fuqi në Ishujt Faraoe. Marrëveshja është arritur me pëlqimin e të gjitha palëve, ndërsa huazimi do të mbarojë në përfundim të sezonit futbollistik 2019-2020. /Sport Ekspres/

https://www.facebook.com/partizaniclub/photos/a.180026368858434/1255064384687955/?type=3&theater