Zyrtare/ Oltion Bilalli transferohet në Turqi, në skuadrën që drejtohet nga trajneri shqiptar

Futbollisti Oltion Bilalli është transferuar në Turqi me ekipin e Balikesirspor. I formuar në shkollën e Besëlidhjes, lojtari në fjalë ka qenë pranë kalimit te Galatasaray.

Megjithatë do të zyrtarizohet në ligën e parë të Turqi, në kampionatin ku gjendet edhe Sokol Cikalleshi. Sulmuesi 18-vjeçar është projektuar për ekipin e parë sipas asaj që raportojnë mediat turke. Kontrata është firmosur për tre vite dhe kjo është padyshim që është një arritje në karrierën e tij. Skuadrën e Balikesirsporit e drejton trajneri me origjinë shqiptare, Ramazan Kursunlu që vjen nga Kosova. /Sport Ekspres/