Zyrtare/ Nuk ishte në planet e Jonuz, Vllaznia ndan rrugët me mesfushorin brazilian

0

Futbollisti Emerson Brito Dos Santos nuk do të jetë më pjesë e klubit të Vllaznisë për pjesën e mbetur të sezonit. Ekipi shkodran ka bërë të ditur ndërprerjen e bashkëpunimit mes të dyja palëve. Mesfushori brazilian nuk ka qenë pjesë e planeve të trajnerit Jonuz dhe për këtë arsye është vendosur që klojtari dhe Vllaznia të ndajnë rrugët së bashku.

Lajmi për këtë ndërprerje të kontratës e ka përcjellë vetë klubi shkodran në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, ku e falenderon Emerson për kontribbutin e tij të dhënë për Vllazninë gjatë qendrimit të tij në Shkodër./Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë:

KF Vllaznia bën të ditur se ditën e sotme ka ndërprerë kontratën me një tjetër futbollist i cili nuk ka qenë në planet e stafit teknik për gjysmën e dytë të sezonit. Bëhet fjalë për mesfushorin Emerson Brito Dos Santos. Me të është arritur marrëveshja përkatëse e mbylljes së bashkëpunimit.
KF Vllaznia e falenderon futbollistin Emerson për kontributin e dhënë këto muaj për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.