Zyrtare | Një maqedonas për mbrojtjen, përforcohet Vllaznia

Vllaznia ka prezantuar sot Filip Gligorov si afrimin më të ri në skuadër. Mbrojtësi vjen nga ekipi rumun i Dunarea Kalarasit, me të cilin luajti sezonin e shkuar. Maqedonasi ka dalë nga akademia e Rabotniçkit dhe ka një karrierë të pasur në kampionatin maqedonas të futbollit.

Shkupi dhe Sileksi janë vetëm dy nga ekipet me të cilat Glogorov është aktivizuar, ndërsa ka luajtur edhe me Olimpik Sarajevon në kampionatin boshnjak. Gligorov ka ardhur si dëshirë e trajnerit të ri Mirsad Jonuz dhe ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare në Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *