Zyrtare | Nis festa në ishull, “ninxha” rikthehet në shtëpi

Interi nuk zgjodhi të mbante një lojtar si ai. Këtë e bën Kaljari. Raxha Naingolan është lojtari më i ri i tyre. Belgu vjen në Sardenjë me formën e huazimit për një sezon. Interi nuk i dëshironte shërbimet e tij për shkak të sjelljes së belgut jashtë fushe.

Naingolan nuk kishte mundësi të transferohej jashtë Italisë për shkak të gjëndjes së rënduar shëndetësore të gruas së tij. Kështu, Kaljari ishte mundësia më e mirë. Gruaja është nga ajo zonë dhe në këtë mënyrë do të ketë edhe familjarët e tjerë pranë saj.

Ndërkohë, Naingolan kthehet te klubi që e promovoi në nivelin e lartë të futbollit italian. Më parë ai ka kaluar plot katër sezone me Kaljarin, përpara se të zbarkonte në Romë.

 

 

View this post on Instagram

 

Bentornato a casa, Ninja! ?? —— #Nainggolan #bentornatoNinja #forzaCasteddu —— Segui/Follow @cagliaricalcio

A post shared by Cagliari Calcio (@cagliaricalcio) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *