ZYRTARE/ Nikaj e mbyll me Kastriotin

Samule Nikaj e ka mbyllur aventurën e tij me skuadrën e Kastriotit. Tekniku e kreu me sukses detyrën e tij duke e ngjitur ekipin krutan në elitën e futbollit shqiptar. Përmes një postimi në faqen e saj në “Facebook” Kastrioti e falënderon teknikun për kontributin e tij dhe njofton shkëputjen e bashkëpunimit me konsensus: “Duke e falënderuar për kontributin e dhënë në ngjitjen e skuadrës në Superligë, klubi dhe trajneri Samuel Nikaj, kanë mbyllur sot me marrëveshje bashkëpunimin mes tyre” ,përfundon postimi i Kastriotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *