Zyrtare, nëntë herë kampioni olimpik nis futbollin në Australi

0

Sentrëll Kost Mariners godasin në merkato. Klubi i elitës së futbollit në Australi afroi në skuadër njeriun më të shpejt në botë: Usain Bolt. Ekipi nga Gosfordi konfrmoi se Usain Bolt i është bashkuar skuadrës për një periudhë të papërcaktuar, ku do të synohet që rekordmeni i atletikës të shndërrohet në një lojtar profesionist.

Gjithsesi, marrëveshja ndërmjet klubit australian dhe Bolt nuk i garanton nëntë herë kampionit olimpik një kontratë profesioniste. Kjo është vetëm një mundësi e mirë për xhamajkanin që të ecë përpara drejt ëndrrës për të luajtur futboll në nivele profesioniste.

Në të kaluarën, Usain Bolt ka zhvilluar stërvitje në Gjermani me Borusian e Dortmundit, në Afrikën e Jugut me Mamelodi Sandauns dhe në Norvegji me Stromsgodset. Atleti do ti bashkohet skuadrës së re gjatë këtij muaji. Kampioni i padiskutueshëm i atletikës është shfaqur i entuziazmuar për këtë aventurë të re dhe mundësinë që të bëhet futbollist profesionist te Sentrëll Kost Mariners.

“Jam shumë i emocionuar që vij në Australi dhe për mundësinë e dhënë. Falenderoj drejtuesit e klubit dhe stafin e Sentrëll Kost Mariners. Futbolli profesionist ka qenë ëndrra ime dhe e kam të qartë se duhet të punoj shumë dhe të stërvitem për të arritur në nivelin e duhur që të luajë në A-Ligën australiane”, deklaroi Usain Bolt.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.