ZYRTARE/ Nejmar te PSG, festë në Paris

Nuk është ndonjë surprizë tashmë, por PSG ka zyrtarizuar blerjen e Nejmarit nga Barcelona.

Operacion monstruoz, ndoshta absurd e jashtë realitetit: 222 milionë euro për Barcelonën, thuajse e njëjta shumë për Nejmarin gjatë qëndrimit në Paris, po ashtu edhe tatimet duan shifra të ngjashme.

A ia vlen? Do ta shohim.

Ndërkohë, Nejmar prezantohet nesër në mesditë, por që sot shumë tifozë nisën festën para hotelit ku do kalojë natën ylli brazilian.

Po në Barcelonë? Heshtje, zemërim dhe fanella të hedhura apo të djegura. Nejmar nuk ishte dhe nuk do jetë kurrë në lartësinë e Mesit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *