Zyrtare/ Ndryshimi i ri i rregullit të futbollit nga FIFA, shërben edhe për Superioren…me tre lëvizje

0

Nga Klaudio Ndreca

FIFA e ka zyrtarizuar përfundimisht rregullin e ri të futbollit që do të rikthehet pas “pushtimit” nga pandemia e Koronavirusit. Në të gjitha kompeticionet skuadrat do të kenë mundësi që të bëjnë nga 5 zëvendësime dhe jo 3 si më parë.

Në këtë mënyrë mund të menaxhohet më mirë lodhja e futbollistëve, për të pasur një ekip sa më të freskët në fushën e lojës, duke parë edhe mungesën e stërvitjes për një kohë të gjatë. Pra një rregull i ri ky që natyrisht i shërben më tepër skuadrave që kanë një stol të pasur me lojtarë cilësorë.

Por gjithashtu është menduar edhe për aspektin negativ të këtij ndryshimi. Ekipet që janë duke fituar, mund ta përdornin këtë mënyrë për të menaxhuar kohën dhe për të vonuar lojën me 5 zëvendësime. Për këtë arsye sqarohet se këto ndërrime do të bëhen brenda 3 lëvizjeve nga pankina, ashtu si më parë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.