Zyrtare, Milani përjashtohet nga kupat e Europës

0

UEFA nuk fal dhe Milani nuk do të marrë pjesë në kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë, të renditur në vendin e pestë në Serie A, kishin fituar të drejtën të luanin në fazën e grupeve në Europa League. Gjithsesi kjo nuk do të ndodhë.

Ditën e sotme vetëm klubi kuqezi ka njoftuar përmes një komunikate që nuk do të garojë në Europa League në sezonin 2019-2020. Dënimi i Milanit pritej dhe kjo për shkak të shkeljes së rregullave të “Fair-Play”-it financiar. Sot është bërë zyrtar edhe vendimi i CAS, ku Milani e kishte dërguar çështjen.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.