Zyrtare, Milani bëhet kinez

0

Më në fund, Milani kalon zyrtarisht nga Silvio Berluskoni te Jonghong Li.

Pronari i ri i Milanit ka arritur të mbyllë me sukses gjithë transaksionet financiare dhe të firmosë pasditen e sotme, duke bërë që “Djalli” tashmë të bëhet “Dragua kinez”.

Pas 31 vitesh në drejtim, Berluskoni tërhiqet dhe nuk do të ketë ndonjë pozicion drejtues te Milani, ndërsa kompania e tij Fininvest i ka shitur 99,93% shoqrisë së Lisë, Rossoneri Sport Investment Lux, e krijuar enkas për transferimin e pronësisë së Milanit.

Sipas komunikatës zyrtare të Fininvestit, Milani ka pasur një vlerësim total prej 740 milionë eurosh, duke përfshirë në të edhe borxhet që arrinin në një total prej 220 milionë eurosh.

Ditët e ardhshme do të zyrtarizohen emrat e rinj të gjithë drejtuesve të Milanit, ndërsa Jonghong Li ka lëshuar fjalët e para si bosi i ri kuqezi: “Falënderoj Berluskonin dhe Fininvestin për besimin, si dhe tifozët për durimin. Që sot do të ndërtojmë të ardhmen. Hap pas hapi do të kthehemi në çatinë e botës”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image