Zyrtare/ Migjen Basha largohet nga Arisi, grekët e dërgojnë edhe te Tirana

Ashtu siç “Sport Ekspres” raportoi në mëngjesin e sotëm, Arisi ka ndërprer marrëdhënien e bashkpunimit me Migjen Bashën. Këtë herë ka ardhur edhe zyrtarizimi nga vetë klubi, që njofton zgjidhjen e marrëveshjes, duke falenderuar mesfushorin shqiptar për kontributin e dhënë përgjatë kësaj periudhe.

Por ku do të transferohet Migjen Basha? Në Greqi është folur shumë për një kalim në Australi, megjithëse emri i ekipit nuk përmendet saktësisht. Por “Thessnews.gr” shkruan se nga burime të pakonfirmuara, se mbetet si hipotezë edhe një rikthim në Shqipëri. Këtë herë bëhet fjalë për një kalim te Tirana, për të ndjekur kështu të njëjtën rrugë si Andi Lila. Pritet që në orët në vazhdim të ketë një informim më ekzakt në lidhje me këtë çështje. /Sport Ekspres/