Zyrtare/ Migjen Basha firmos me ekipin e ri, kontrata është për 2 vite

Pas konfirmimit të largimit të Migjen Bashës nga ekipi grek i Aris, ka ardhur tashmë edhe zyrtarizimi i klubit të ri të shqiptarit.

Mesfushori shqiptar, që pak kohë më parë shpalli edhe tërheqjen e tij nga Kombëtarja e Shqipërisë, ka hedhur firmën në kontratë për australianët e Melbourne Victory, ashtu siç edhe u përfol më parë. Këta të fundit i kanë ofruar futbollistit 32 vjeçar një kontratë dy vjeçare, ndërsa trajneri i ekipit australian nuk ka hezituar të shprehë kënaqësinë e tij për këtë afrim të ri, ku ka vlerësuar edhe eksperiencën e madhe të shqiptarit.

“Jam shumë i kënaqur që kemi shtuar një tjetër element me një eksperiencë të tillë në ekipin tonë. Ai ka luajtur në nivele të larta dhe besoj se d të jetë një lider për grupin tonë”, ka thënë Kurz.

Ndërkohë, Basha vjen me një eksperiencë të pasur në Australinë e largët, pasi ka qenë pjesë e shumë skuadrave në të shkuarën e tij, si dhe ka luajtur edhe në një prej kampionateve më të forta si Serie A./Sport Ekspres/