ZYRTARE | Merr fund pritja, ja kur rikthehet Khabib në oktagon

Pas muajsh pritje “UFC” ka zyrtarizuar rikthimin e Khabib Nurmagomedov. Kampioni i peshave të lehta (deri në 71 kg) do të marrë pjesë në eventin “UFC 242” që do të zhvillohet në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dabi më datë 7 shtator.

Atleti rus (26 – 0 MMA, 11 – 0 UFC) do të ndeshet me amerikanin Dustin Poirer, një kundërshtar ky që ka një rekord prej 17 fitoresh dhe katër humbjesh. Poirer është mbajtësi i titullit të përkohshëm (interim) në peshat e lehta.

Poirer vjen pas një ecurie të mirë prej 4 fitoresh radhazi. Khabib është favoriti absolut në këtë duel, por nënvlerësimi i amerikanit mund rezultojë fatal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *