ZYRTARE/ Mazrekaj te Prishtina

Mazrekaj ka lënë zyrtarisht Partizanin, për t’u kthyer te Prishtina. “Mentor Mazrekaj rikthehet në shtëpi”, titullon njoftimin zyrtar Prishtina në faqen e vet online, duke prezantuar mesfushorin, i cili tashmë i ka dhënë fund aventurës te Partizani.

Mesfushori 28-vjeçar u transferua te Partizani pikërisht nga FC Prishtina, ndërsa në sezonin e ri do t’i shërbejë Prishtinës në luftë për titull dhe kupë. Prishtina dhe Partizani kanë raporte të shkëlqyera, falë miqësisë të dy presidentëve. Prej vitit 2013 deri tani Mazrekaj ka dhuruar spektakël te Partizani, por vetëm kur ka qenë mirë fizikisht dhe kjo nuk ka ndodhur shpesh, sepse dëmtimet i janë bërë makth sidomos në dy sezonet e fundit. Në Superiore Mazrekaj ka luajtur 93 ndeshje e ka shënuar 13 gola, ndërsa te Prishtina ka zhviluar 104 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola.

Pas prezantimit, “Menqa” tha: “Jam kthyer në shtëpi, në klubin ku jam rritur dhe afirmuar, me të cilin dua të rikthejmë titullin dhe kjo është arsyeja e vetme përse rikthehem sërish”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *