Zyrtare/ Markizio zyrtarizohet te klubi i ri, por falë ndërhyrjes nga “lart”

Klaudio Markizio i ka dhënë fund pritjes disa javore. Ish-mesfushori i Juventusit pati shumë oferta në tavolinë, por ajo më bindësja siç duket ka qenë ajo nga toka ruse, ku ka firmosur me ekipin e Zenitit.

Por, për të arritur në firmën e italianit, nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse është dashur që klubi nga qyteti i Shën Petersburgut të marrë leje speciale nga federata ruse për regjistrimin e 32-vjeçarit, pasi periudha zyrtare e regjistrimeve në Rusi u mbyll me datë 31 gusht, por në një vend si Rusia këto “ndere” të federatës nuk janë të pazakonta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *