ZYRTARE | Man Utd hap merkaton, njihuni me talentin uellsian

Mançester Junajtid ka hapur serinë e blerjeve për këtë merkato vere. Futbollisti i parë që firmos për “djajtë e kuq” është talenti uellsian, Daniel Xhejms. 21-vjeçari u ble për 15 milionë euro nga skuadra e Suonsi Sitit.

Xhejms aktivizohet si sulmues krahu i djathtë, por gjatë sezonit të kaluar në Championship ai tregoi se është një lojtar që mund të përshtatet në çdo rol të repartit të sulmit.

21-vjeçari ka treguar se është i aftë të bëjë diferencën në Angli, ku shënoi 4 gola dhe regjistroi 7 asiste përgjatë sezonit të kaluar. Një vit më parë Xhejms ishte shumë pranë huazimit te Jovill Taun në divizionin e katërt, por i riu refuzoi këtë lëvizje për të treguar vlerat e tij në Championship, vendim ky që rezultoi mëse i goditur.

https://www.youtube.com/watch?v=bEO-WUPXk5g

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *