ZYRTARE | Largimi i radhës, Vajushi i jep fund te Teuta

Teuta e Europës do të jetë pa Armando Vajushin. Klubi durrsak ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me 28-vjeçarin. Futbollisti shkodran ishte një ndër afrimet më të bujshme të merkatos së janarit në Kategorinë Superiore, por rikthimi i sulmuesit në kampionatin shqiptar nuk dha rezultatet që dy palët prisnin.

Vajushi u aktivizua në 10 ndeshje nga Bledi Shkëmbi, ku nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Dëmtimet e njëpasnjëshme në dy muajt e parë dhe forma e dobët në ndeshjet e mëpasshme bënë që shkodrani të përjetonte një sezon për t’u harruar në Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *