Zyrtare/ Lajm i madh për futbollin shqiptar, Qeveria e Kosovës hap dyert e stadiumeve për tifozët nga kjo datë

Një lajm i mrekullueshëm për futbollin vjen nga Kosova. Që nga data 28 qershor stadiumet do të hapin sërish dyert e tyre për të mirëpritur tifozët. Ky ka qenë një ndër vendimet e fundit të qeverisë, e cila ka shfuqizuar shumë prej vendimeve të mërparshme të ndërmarra për të parandaluar përhapjen masive të Covid-19, ku përfshihej edhe mbajtja e tifozëve jashtë stadiumeve.

“Shfuqizohet: Vendimi me të cilin ndalohen aktivitetet publike dhe jo publike që kanë mundur të mbahen pa praninë publikut, tubimet sportive, konferenca, tryeza të rrumbullakëta etj”, është një prej vendimeve që njoftohen nga qeveria kosovare. Një lajm tejet pozitiv ku për të gjithë tifozët, që tani do të kenë mundësinë të brohorasin nga afër për skuadrën e tyre të zemrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *