Zyrtare/ Lacio-Milan nuk luhet

0

Dje u shty Samp-Roma, por moti i keq nuk po i ndahet Italisë. Sot e ka radhën Lacio-Milan të shtyhet zyrtarisht.

Në Romë po bie shi prej orësh dhe ka pasur furtunë, që ka bllokuar rrugët afër stadiumit dhe gjithashtu ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Kjo ka bërë që arbirtri i ndeshjes të urdhërojë shtyrjen, sepse tifozët e kanë mjaft të vështirë të shkojnë në stadium.

Sikleti i federatës italiane është kalendari, sepse Milani e Lacio kanë kalendar mjaft të ngjeshur e zor se gjenden data të lira.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.