Zyrtare/ Laçi shfrytëzon merkaton deri në limite, vjen sulmuesi i formuar te Atletico

Laçi ka mbetur aktiv edhe në momentet e fundit të merkatis. Kurbinasit kanë zyrtarizuar një tjetër afrim ditën e sotme. Bëhet fjalë për lojtarin Dembakwi Yomba, i cili ka qenë pjesë e moshave të Atletikos së Madridit.

Ky i fundit ka vijuar më pas karrierën e tij më Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku aventura e tij e fundit ishte me skuadrën e Oakland Roots. Sulmuesi është vetëm 23 vjeç dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Cungu për pjesën e mbetur të sezonit, duke qenë një alternativë më tepër në vijën e sulmit për kurbinasit. Lajmi është përcjellë nga vetë klubi në faqen zyrtare të tyre në rrjetin social “Twitter”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *