Zyrtare/ “La Liga” i kthen përgjigje pozitive Barcelonës, pengesë për Manajn dhe ka kohë 15 ditë

“La Liga” i ka kthyer një përgjigje pozitive Barcelonës, pas kërkesës që kishin bërë këta të fundit për të nënshkruar me një sulmues gjatë kësaj periudhe. Katalanasit janë të përfshirë nga dëmtime të shumta, ndërsa Ousmane Dembele nuk mund të rikthehet më për këtë kampionat.

Duke u nisur nga ky fakt, gjigandët spanjollë i kanë kërkuar “La Ligas” që të lejojë transferimin e një sulmuesi tjetër, për t’u futur në vendin e Dembeles. Përgjigja e marrë në mëngjesin e sotëm ka qenë pozitive, duke iu lejuar që të hyjë në merkato në shkurt. Por këtu ka kufizime, pasi janë vetëm 15 ditë kohë dhe nuk lejohet që të merret më shumë sesa një sulmues.

Drejtuesit katalanas janë hedhur menjëherë në sulm për të gjetur emrin që do t’i bashkohet katalanasve. Kjo i vështirëson edhe më shumë punë pretendimeve të Rei Manajt për t’iu bashkuar ekipit të parë, që mund të ketë edhe një shans të fundit, në ndeshjen e ardhshme që ka Barcelona. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *