Zyrtare, Kutinjo te Barcelona. Inter, e mban mend?

Vera e vitit 2010… Në Brazil, Marko Branka, scout dhe drejtor sportiv te Interi, piketon një djalosh me pak puçra në fytyrë, i ndrojtur, i lehtë dhe me vetëm 18-vjeç… Klubi ku ai aktivizizohet quhet Vasko da Gama… Duhen vetëm 3,5 milionë euro dhe 500 mijë euro bonus për të bindur brazilianët që të lëshojnë xhevahirin e tyre, ndërsa në Itali nisin të qeshin duke e quajtur “të panjohur” dhe një tjetër “fiasko”.

Dhe, nga aludimet te realiteti, por në mungesë edhe të kohës dhe durimit, Interi nis të mendojë se ka bërë autogol dhe pse pa kosto të mëdha. Kështu, e huazon te Espanjoli pas vetëm disa muajsh, por edhe aty nuk bind, deri kur Liverpuli kupton se mund të bëjë marrëveshjen e jetës: 10 mln euro dhe 3 bonus në janarin 2013. Te Interi fërkojnë duart dhe ato para i investojnë në merkato për një emër çfarëdo, që sot mund të kushtojë sa një këpucë e Kutinjos, i cili u shit te Barcelona për 160 milionë euro… Zyrtarizimi erdhi vetëm sonte, pas një telenovele të nisur prej gati 1 viti…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *