ZYRTARE | Kontrata e jetës, Ander Herrera kap “jackpot”-in në Francë

Mesfushori spanjoll ka siguruar një marrëveshje të veçantë

0

Është zyrtare. Ander Herrera është lojtari më i ri i PSG. Mesfushori spanjoll do të jetë pjesë e klubit francez për pesë vitet e ardhshme. Ai ka firmosur kontratë deri në vitin 2024 prej secilës do përfitojë 7 milionë euro në sezon. Spanjolli vjen në Paris si një transferim i lirë pas përfundimit të kontratës me Mançester Junajtid.

Herrera pritet të jetë një nga lojtarët kryesorë në mesfushë bashkë me Verratin. 29-vjeçari vjen me qëllimin për të mbuluar hapësirën e lënë bosh nga Rabiot, i larguar te Juventusi. Herrera kishte një sërë ofertash nga gjigantë të Evropës, por Parisi ishte klubi që kënaqi interesat e tij.

Spanjolli është zyrtarizuar nga PSG në faqen e klubit në “Twitter”, ku shfaqet me uniformën e re duke luajtur lojën e njohur “FIFA 20”. Në ditët e ardhshme pritet prezantimi në ambientet e stadiumit “Parc de Princes”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.