Zyrtare: Kombëtaret e moshave me trajnerë të rinj, ja plani i Mustedanagiç

0

“Xhemal Mustedanagiç drejtor i ekipeve kombëtare, konfirmohet Alban Bushi, Nevil Dede merr drejtimin e U19, Elvin Beqiri ekipin U17 dhe Armand Damo ekipin U15. I falënderojme Bogdandin dhe Memushajn”, u shpreh mes të tjerave Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, në konferencën e sotme për shtyp.

Më pas fjalën e mori Xhemal Mustedanagiç, i cili u shpreh: “Falënderoj trajnerët e rinj, Federatën për besimin që më ka dhënë. Jo rastësisht e kam përzgjedhur Shqipërinë, pasi mund të bëjmë gjëra të mëdha për futbollin shqiptar. Qëllimi kryesor është zhvillimi i futbollit shqiptar dhe i trajnerëve, për ta çuar sa më lart. I kam vëne detyrë gjithsecilit se çfarë duhet të bëjnë. Fillimisht të jenë drejtues sa më të mirë, të jenë autoritarë, me dijet e tyre që të dinë t’i shpjegojnë lojtarëve se çfarë kërkojnë.

Gjithçka duhet të jetë e organizuar me plan, në lojë si në mbrojtje edhe në sulm. Secili duhet të fokusohet te loja dhe ajo që duhet të bëjë gjatë ndeshjes. T’ia kalojë ekipit frymën dhe ndjenjën e fitores, të krijohet një atmosferë sa më e mirë, që ndihmon te rezultatet. Jam i sigurt se këta trajner i kanë këto cilësi.

Damo ka patur rezultate të mira te Internacionali, e kam vëzhguar si e drejton ekipin. Beqiri ka qenë bashkëpunëtori im te U-17, kam besim maksimal tek ai. Dede, kur kam drejtuar lojtarët ‘95, kishim Hoxhallarin dhe nuk është rastësi që u bë pjesë e ekipit të pare të Tiranës. Bushi është një drejtues i mirë dhe e ka treguar gjatë edicionit në krye të U-21. Mund të duket sikur dikush nuk e ka eksperiencën e duhur, por i kanë cilësitë e duhura. Do të jem përkrah tyre me eksperiencën time, që nuk më mungon.

Më e rëndësishmja është të zhvillojmë dhe të kemi sa më shume lojtarë për ekipin e parë. Ajo që kërkoj nga trajnerët është të jenë të ndershëm me të gjithë lojtarët, por ky nuk do të jetë problem, sepse e kemi të gjithën të organizuar me strukturë dhe rregullore. Nëse cilido nuk do t’i respektoje këto rregulla dhe kushte, atëherë nuk është i denjë për ekipet Kombëtare.

Në futboll gjithçka është e thjeshte, nuk ka filozofi. Nëse dikush do të ketë konflikt, do ta ketë me rregullat dhe sistemin që kemi vendosur, jo me mua si drejtor i ekipeve kombëtare. Do të ketë seleksionime pozitive dhe negative. Të gjithë elementet do vëzhgohen dhe më të mirët do të futen në skuadër me transparence. Për lojtarët që seleksionohen nga jashtë, do të jenë vetëm top talentet, pra niveli më i lartë dhe jo futbollistë mesatare”.

“Rezultati apo lojtarët si njësi matëse? Objektivi është zhvillimi i lojtareve dhe të kemi sa më shumë për kombëtaren A. Në çdo sezon kemi dy apo tre lojtare për kombëtaren. Nëse do të arrijmë edhe një lojtar për çdo vit, në dhjetë vjet do të ishte shumë mirë. Dy lojtarë shkëlqyeshëm, tre në vit fantastike.

Loja e mirë do të nxjerre në pah edhe individët. Qëllimi tjetër është që nga jashtë të vijnë me të mirët dhe të zhvillojmë sa më shume talentet në Shqipëri. Plani im është që U17 dhe U19 të jenë me lojtarë nga Shqipëria

Do bëjmë edhe U20 me lojtare nga kampionati ynë. U17 dhe U19 do përfaqësojnë Shqipërinë në eliminatoret e ardhshme të Europianit. Një herë në javë do të organizojmë ndeshje të forta me ekipet e Superiores dhe Kategorisë së Parë, ku aty elementët e rinj do të kenë mundësi të tregojnë cilësitë. Kombëtarja më e mirë, që do të ketë lojtarët më të mirë, do të ketë turnetë e vete për t’u përgatitur”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg