Zyrtare: Kolorado Rapids zbulon të ardhmen e Gashit

Kolorado Rapids po mendon për sezonin e ri futbollistik dhe bërja e një bilanci në këto momente është gjëja e duhur. Klubi amerikan që garon në MLS ka publikuar listën e futbollistëve që do të vijojnë të mbeten në ekip.

Janë plot 18 lojtarë që vijojnë kontratat e tyre, mes tyre edhe sulmuesi Shkëlzen Gashi. Sulmuesi shqiptar do të nisë sezonin e katërt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nisja e Gashit ishte e mirë me Koloradon, pasi arriti të shënojë 10 gola në kampionatin debutues.

Dy sezonet e fundit nuk kanë qenë të mira, por jo pa arsye. Sulmuesi ka pësuar disa dëmtime që e kanë lënë shpesh jashtë fushave të blerta dhe nuk është se ka luajtur shumë. Kjo ka bërë që edhe golat të jenë të paktë, nga dy për sezon.

LISTA E LOJTARËVE TË KOLORADOS
Portierë (2): Tim Howard, Zac MacMath
Mbrojtës (7): Kortne Ford, Marlon Hairston, Axel Sjöberg, Tommy Smith, Sam Vines, Danny Wilson, Deklan Wynne
Mesfushorë (7): Kellyn Acosta, Cole Bassett, Nana Boateng, Johan Blomberg, Sam Nicholson, Jack Price, Dillon Serna
Sulmues (2): SHKËLZEN GASHI, Niki Jackson

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *