ZYRTARE |Kishte klauzolë 60 milionë euro, Barça e shet për 1

0

Barcelona ka zyrtarizuar largimin e Munir El Hadadit. Sulmuesi largohet drejt skuadrës së Sevijës që ka ka blerë kartonin e tij nga katalanasit për 1 milionë euro. Kontrata e 23-vjeçarit me kampionët e Spanjës mbaronte në qershor dhe prandaj drejtuesit e klubit janë pajtuar me këtë shumë relativisht të vogël.

Munir iu bashkua Barcelonës në vitin 2011 dhe debutoi tre vite më vonë me ekipin e parë kur ishte vetëm 18 vjeç. Në dy sezonet e fundit sulmuesi marokeno-spanjoll luajti si i huazuar te skuadrat e Valencias dhe Deportivo Alaves.

Së fundmi, Barcelona tentoi të rinovonte kontratën me 23-vjeçarin, duke e parë atë si zgjedhjen e dytë pas Luis Suares për repartin e sulmit, por ky propozim i drejtuesve të klubit nuk u pranua nga Munir, i cili vendosi të vijojë karrierën e tij në një skuadër ku do të ketë më shumë hapësira.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.