Zyrtare, Karlos Baka kthehet në Spanjë

Sulmuesi i Milanit Karlos Baka më në fund ka vendosur, pas muajsh të tërë pritjeje: prej sot kolumbiani është i Vijarealit. Sevilja u mundua ta rimerrte, Marseja gjithashtu i bëri disa oferta, por edhe Monako.

Megjithatë, garën për kolumbianin e fitoi Vijareali, që ka zyrtarizuar sot afrimin e bujshëm. Baka do të bashkohet me “nëndetësen” për një sezon, ndërsa në fund të tij Vijareali do të vendosë nëse do ta blejë përfundimisht.

Në Spanjë Baka ka kaluar pjesën më të ndritur të karrierës, me 49 gola në 108 ndeshje për Seviljen, ndaj te Vijareali janë të bindur se kanë gjetur pasuesin e denjë për Roberto Soldadon, i transferuar në Turqi, te Beshiktashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *