ZYRTARE: Joakim Lëv konfirmohet në stolin gjerman

Lajmi u bë publik që paraditen e sotme, Joakim Lëv e kishte vendosur të qëndronte në krye të Gjermanisë, pavarësisht dështimit historik në Kupën e Botës 2018, por tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga Federata Gjermane e Futbollit.

Një njoftim i shkurtër: “ZYRTARE: Joakim Lëv do të vazhdojë si trajner i kombëtares gjermane”.

Kaq, asnjë detaj shtesë, por praktikisht është thënë gjithçka në ditët e fundit. Lëv kishte rinovuar deri në 2022 para Kupës së Botës dhe Federata Gjermane ishte duarlidhur, nuk e pushonte dot nga puna, për të mos humbur miliona euro.

Gjithçka u la në dorë të trajnerit, i cili u mendua për disa ditë dhe sot vendosi të vijojë punën. Në fakt, përtej dështimit në Rusi, Lëv ka bërë gjëra madhështore te Gjermania: vendi i dytë në Euro 2008, vendi i tretë në Botërorin 2010, vendi i tretë në Euro 2012, kampion bote në Botërorin 2014, vendi i tretë në Euro 2016, kampion i Kupës së Konfederatave 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *