ZYRTARE | Jo vetëm Frashëri, Gjilani merr një tjetër “ish” të Superiores

Gjilani vazhdon t’i besojë futbollistëve të Kategorisë Superiore. Pas Erlis Frashërit një tjetër “ish” i Superiores i bashkohet ekipit që militon në IPKO Superliga e Kosovës. Bëhet fjalë për mbrojtësin brazilian Xhekson Ferreira.

28-vjeçari luajti për një vit e gjysmë te Luftëtari, ku spikati me paraqitjet e tij duke qenë një titullar fiks në formacionin e ekipit gjirokastrit. Drejtuesit e klubit bluzi tentuan të gjenin akordin për rinovimin e kontratën, por braziliani ka preferuar të ndryshojë ambient, duke pranuar ofertën nga kampionati fqinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *