ZYRTARE | Jo vetëm Atanda, një tjetër qendërmbrojtës largohet nga Partizani

0

Klubi i Partizanit ka njoftuar largimin e qendërmbrojtësit Lum Rexhepi. Futbollisti shtatlartë dhe drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e bashkëpunimit. 26-vjeçari është lojtari i dytë që largohet nga “demat” ditën sotme, pasi më parë klubi njoftoi ndarjen me mesfushorin Ardit Hila.

Rexhepi ishte një ndër përforcimet e kryera nga Partizani gjatë merkatos së janarit. Qendërmbrojtësi pati një debutim të shkëlqyer teksa ishte një ndër më të mirët në fushë në fitoren 1 – 0 të Partizanit në Korçë ndaj Skënderbeut, por më pas 26-vjeçari nuk mundi të tregonte vazhdimësi në kampionat.

Rexhepi është qendërmbrojtësi i dytë që largohet nga “demat” gjatë kësaj merkatoje pas nigerianit Sodik Atanda. Tanimë në dispozicion të trajnerit Franko Lerda mbeten vetëm dy qendërmbrojtës, Egzon Belica dhe Eneo Bitri.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.