Zyrtare, Ibra nuk shkon në Botëror

Zllatan Ibrahimoviç nuk do të shkojë në Kupën e Botës, ose të paktën jo si futbollist.

Ylli suedez ka krijuar një cirk mediatik javët e fundit duke deklaruar shpesh se po mendonte kthimin, se po te donte do të kthehej te Suedia dhe se Botërori pa të nuk do jetë i njëjti.

Megjithatë, në kombëtaren suedeze nuk ka pasur entuziazëm dhe gjithashtu trajneri Jane Anderson ka deklaruar se nuk është e drejtë që Ibra të marrë vendin e një lojtari që ka dhënë kontribut në kualifikuese.

Sot ka ardhur dhe njoftimi zyrtar i Federatës Suedeze: “Ibrahimoviç i ka thënë jo kombëtares pas Euro 2016 dhe nuk ka ndërruar mendje. Ai nuk do të jetë në listën e të përzgjedhurve për Kupën e Botës 2018”.

Tani duhet parë reagimi i Ibrahimoviçit, nëse kjo ka qenë gjithçka e paramenduar për të qenë në qendër të vëmendjes, apo ka ndonjë plan për të shkuar në Botëror si opinionist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *