Zyrtare: Hidi kthehet në Superiore pas një jete në “kurbet”

Isli Hidi kthehet në Superiore, sepse sot ka firmosur për Teutën. E bën në moshën 37-vjeçare, duke u kthyer pas shumë e shumë vitesh në mërgim, aq sa prej vitit 2007 luan në kampionate të huaj, duke përjashtuar pak muaj me Dinamon në vitin 2010.

Në dy sezonet e fundit Hidi ishte pjesë e Olimpiakos Nikozisë, që ra nga kategoria këtë vit, ndaj Hidi ka dalë i lirë në treg dhe ka preferuar të kthehet në shtëpi.

Fillimisht Hidi bisedoi me Flamurtarin, por në Vlorë nuk ishin të sigurt, duke parë edhe moshën e portierit, i cili ka preferuar të bisedojë edhe me Teutën dhe ka gjetur shpejt marrëveshjen, duke firmosur dhe prezantuar sot. Klubi durrsak vetëm dje zyrtarizoi ndarjen me vlonjatin Shpëtim Moçka, duke preferuar eksperiencën e Hidit në portë.

Nuk duhet harruar se sezonin e fundit Hidi ishte titullar fiks në Qipro, ndaj forma e tij nuk diskutohet dhe siç tregojnë shumë shembuj portierësh anembanë nëpër botë, mosha e tij nuk është edhe aq e madhe, nëse regjimi sportiv ka qenë perfekt dhe dëshira për të luajtur futboll është ende e gjallë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *